Meta “del nga burgu”, merr Ok për të marrë pjesë në funeralin e të atit në Skrapar





Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë leje për të dalë përkohësisht nga institucioni i vuajtjes së dënimit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit, Rexhep Meta.

Sipas informacioneve të A2 CNN, Burgjet kanë miratuar kërkesën e Metës, i cili do të shoqërohet nën masa sigurie drejt fshatit Çepan, në Skrapar, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

Babai i ish-presidentit, Rexhep Meta, ndërroi jetë këtë të hënë. Pas marrjes së lajmit, Meta paraqiti kërkesën për të marrë pjesë në ceremoninë mortore, kërkesë e cila është pranuar nga autoritetet përkatëse.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të martën në Çepan, vendlindjen e familjes Meta, ndërsa ish-presidenti do të shoqërohet nga forcat e rendit gjatë gjithë kohës së qëndrimit jashtë institucionit penitenciar.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo