Gjithsej 46.628 persona ende udhëhiqen si të zhdukur pas tërmeteve katastrofike që e goditën Venezuelën të mërkurën e kaluar, citohet në ueb faqen për paraqitje të personave të zhdukur.
Sipas këtij burimi, numri i personave të zhdukur është ulur pak në krahasim me ditën e kaluar, kur tejkaloi 50.000, publikoi Skaj njuz.
Është njoftuar se deri tani janë gjetur 15.097 persona të cilët paraprakisht ishin në listën e të zhdukurve.
Numri i përgjithshëm i personave të raportuar si të zhdukur nga fillimi i katastrofës është rreth 61.000, që është githashtu ulje në krahasim me raportet paraprake.
Platforma për ndarjen e të dhënave u mundëson qytetarëve të futin informata për personat e zhdukur, duke përfshirë edhe lokacionin e tyre të fundit të njohur, për t’u lehtësuar përpjekjet për kërkim dhe shpëtim në nivel kombëtar.