Macron: Asgjë nuk justifikon përshkallëzimin në Liban, urgjente heshtja e armëve





Në një reagim pas bisedimeve me disa liderë të Lindjes së Mesme, Macron theksoi se situata kërkon “heshtje të menjëhershme dhe të përhershme të armëve”.

Ai zhvilloi biseda me liderë të rajonit, përfshirë përfaqësues nga Arabia Saudite, Omani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti, ku u diskutua për tensionet në rritje në rajon.

Macron theksoi gjithashtu se është “thelbësore” arritja e shpejtë e një marrëveshjeje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke shtuar se duhet të hapen menjëherë edhe Ngushticat e Hormuzit pa kushte.

Sipas tij, pas kësaj duhet të zhvillohen negociata më të gjera për programin bërthamor dhe balistik të Iranit, si dhe për stabilitetin rajonal.

Në lidhje me Libanin, ai njoftoi se me kërkesë të Francës, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet urgjentisht për të diskutuar situatën, pas përshkallëzimit të luftimeve dhe kontrollit të disa zonave strategjike nga forcat izraelite.

Macron shtoi se Franca do të vazhdojë të mbështesë autoritetet libaneze në përpjekjet e tyre për të rikthyer sovranitetin e shtetit në të gjithë territorin.

Ai gjithashtu u shpreh se Franca është e gatshme të kontribuojë në rifillimin e lëvizjes detare ndërkombëtare përmes një misioni shumëkombësh të koordinuar me aleatët.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo