Kos uron Kurtin për fitoren në zgjedhje, kërkon kompromis nga partitë në Kosovë

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka bërë thirrje për unitet politik dhe kompromis në Kosovë, duke theksuar se stabiliteti institucional është kyç për avancimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Kos, në një postim në platformën sociale amerikane X ka uruar Kurtin për fitoren në zgjedhjet.

“Urime Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet në Kosovë, dhe me rëndësi për procesin e qetë, gjithëpërfshirës dhe të rregullt të votimit”

Kos ka theksuar se për Kosovën që të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike duhet të bashkohen dhe të arrijnë kompromis për të ndërtuar stabilitet institucional.

“Që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike tani duhet të bashkohen dhe të gjejnë kompromis për të ndërtuar stabilitet institucional”, u shpreh Kos.

Ajo gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për të vizituar Kosovën në të ardhmen e afërt, me qëllim të intensifikimit të punës rreth integrimit evropian dhe Planit të Rritjes.

“Me padurim pres të kthehem në Kosovë sa më shpejt që të jetë e mundur për të intensifikuar punën për integrimin e Kosovës në BE dhe për vazhdimin e punës rreth financimit të Planit të Rritjes”, theksoi Kos.uar Kos.

Sipas numërimit të 99,40 për qind të votave preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje doli partia e parë me 42,92 për qind të votave. E dyta u rendit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,06 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mori 17,61 për qind. /Reporteri.net/

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo