Objekti i Komunës së Tetovës ishte i rrethuar me masa të shtuara sigurie gjatë protestës së mbajtur sot, ndërsa brenda objektit ishin pozicionuar edhe njësi speciale të policisë.
Prania e forcave të sigurisë u shtua në prag dhe gjatë zhvillimit të protestës, e cila u mbajt kundër ndryshimeve të emërtimeve të disa rrugëve në qytet. Protestuesit, të mbledhur fillimisht në Sheshin “Iliria”, më pas vazhduan drejt objektit të Komunës së Tetovës, ku shprehën pakënaqësitë e tyre, raporton TS.
Forcat policore monitoruan situatën dhe ndërmorën masa për ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë tubimit.