Katz: Ushtria izraelite nuk do të tërhiqet nga Libani, Siria dhe Gaza!

Katz: Ushtria izraelite nuk do të tërhiqet nga Libani, Siria dhe Gaza!

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) do të vazhdojnë të mbajnë praninë e tyre në Liban pa kufizim kohor, ka deklaruar Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz. Deklarata vjen pas njoftimit të një marrëveshjeje kornizë mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, e ndërmjetësuar sipas burimeve nga ndërmjetës pakistanezë, e cila parashikon përfundimin e operacioneve ushtarake në disa fronte, përfshirë edhe Libanin.

Në një deklaratë të publikuar fillimisht në hebraisht, Katz thekson se Izraeli kundërshton tërheqjen e forcave të tij nga territori libanez, pavarësisht, siç u shpreh ai, “presioneve ekzistuese dhe atyre që pritet të vijnë”.

Sipas tij, në marrëveshje me kryeministrin Benjamin Netanyahu, IDF do të vazhdojë të qëndrojë në “zonat e sigurisë” në Liban, si edhe në Siri dhe Gaza, pa afat kohor të përcaktuar.

Ai shtoi se objektivi kryesor mbetet shkatërrimi i infrastrukturave që Izraeli i konsideron si “terroriste”, me qëllim mbrojtjen e kufijve shtetërorë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes theksoi gjithashtu se qëndrimi i vendit është komunikuar edhe me partnerët amerikanë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo