Incident i pakëndshëm për Donald Trump gjatë finales së NBA, Presidenti amerikan fishkëllehet nga tifozët: Ishin brohoritje





Presidenti amerikan Donald Trump u përball me fishkëllima të forta nga një pjesë e tifozëve në Madison Square Garden, pasi u shfaq në ekranet gjigante të arenës gjatë ceremonisë së himnit kombëtar amerikan para ndeshjes së finales së tretë të NBA.

Reagimi erdhi në momentin kur Trump u transmetua në ekran duke bërë një përshëndetje ushtarake, ndërsa zhurma e fishkëllimave u dëgjua qartë në të gjithë arenën. Më pas, publiku reagoi më pozitivisht kur në ekran u shfaq flamuri amerikan dhe lojtarët e New York Knicks.
Trump, i cili ndoqi ndeshjen nga lozha e pronarit të Knicks, James Dolan, minimizoi incidentin pas përfundimit të takimit.

“Besoj se ishin kryesisht brohoritje. Atmosfera ishte shumë e zhurmshme dhe entuziaste,” deklaroi ai para gazetarëve.

Prania e presidentit në arenë u shoqërua me masa të jashtëzakonshme sigurie, ndërsa jashtë Madison Square Garden pati edhe grupe protestuesish që shprehën kundërshtimin ndaj tij.

Trump u bë presidenti i parë në detyrë që ndjek nga afër një ndeshje të finales së NBA-së, por momenti më i komentuar i mbrëmjes mbetën fishkëllimat e tifozëve kur ai u shfaq në ekranet e arenës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo