
Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet parlamentare që u mbajtën këtë të diel me 42.3 për qind të votave, sipas exit-pollit të PIPOS, i publikuar në Klan Kosova.
E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.6 për qind.
E treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.3 për qind dhe e katërta Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 6.8 për qind.