Edi Rama: Projekti do të zhvillohet nga Ivanka, nuk erdhi kot në Vlorë! Vjosa nuk preket, mos shikoni filmat që duan të përçajnë





Në fjalën e mbajtur në lidhje me zhvillimin e projektit në Zvërnec, kryeministri Edi Rama foli me fakte duke theksuar se projekti strategjik nuk ka lidhje me zonën e mbrojtur, ndryshe nga seç pretendohet në rrjet prej ditësh. Kryeministri theksoi se në parkun kombëtar të Vjosës nuk mund të zhvillohet asnjë projekt arkiteturor.

“Flasim për ata që i kishin tokat që më parë. Peizazhi i mbrojtur prej Pisho Portë-Nartë, deri para quhej Vjosë-Nartë. Zona e projektit nuk ka lidhje me parkun kombëtar të Vjosës. Aty nuk mund të bëhen dot resorte” tha Rama në fjalën e tij.

Po ashtu, kryeministri zbuloi më tej dhe detaje nga takimet e zhvilluara nga vetë Ivanka Trump në Vlorë për të cilën tha se i ka kushtuar vëmendje të madhe projektit pasdi oo bajhskëpunon me një nga kompanitë më prestigjoze në mbarë botën. Ndërsa shtoi se projektit i është treguar një vëmendje e vecantë pasi vetë Ivanka ka pasur bisedime me specialistë të fushës, mjaft të njohur për shqiptarët.

“Nuk ekzsiton çfarë shihni nëpër filma që i prodhojnë at që duan tju nxisin duke ju shfrytëzuar ndjenjën e pastër tuajën janë të krijuara si walk the dog. Leja ka përcaktuar zonën zhvillimore, parametrat. Pasi u miratua projekti investitorët kanë angazhuar 5 studio të mirënjohura “Emra Erolat Arxchitecture”, “K Studio” , “Big”.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo