Njësia e Jashtme për Punë Kriminalistike në Dibër ka paraqitur kallëzim penal kundër S.I. (36) nga fshati Dollgash, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”.
Sipas informacioneve, më 17 maj 2026, në një market në fshatin Dollgash, e dyshuara ka sulmuar fizikisht një fëmijë 10-vjeçar.
Po ashtu, më 1 qershor 2026, në ora 16:00, në SPB Shkup, V.E. (24) nga Shkup ka raportuar se në zonën e Gazi Babë, në hyrje të një ndërtese banimi, është sulmuar fizikisht nga S.B. (person i gjinisë femërore).
Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.