Baton Haxhiu: VV e ka një deputet të sigurt nga votat e diasporës, i dyti varet nga votat që marrin partitë e tjera





Gazetari dhe publicisti, Baton Haxhiu, në Pressing të T7 ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në bazë të trendit të votës së diasporës, e ka një deputet shtesë të sigurt, derisa e ka të mundur edhe mandatin e dytë.

Sipas tij, vështirë se partitë tjera mund të marrin deputet nga votat e diasporës.

Nga 132 mijë vota, Haxhiu ka thënë se VV mund t’i marrë 60 %.

“Një deputet e ka të sigurt, i dyti varet sa vota marrin partitë e tjera”, ka thënë Haxhiu.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo