Aliu: Bixhozi është varësi, terapia më efektive kundër saj është parandalimi





Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në video-mesazh shpreh mbështetjen e tij për Propozim-ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, i cili kaloi në lexim të parë në seancën plenare të Kuvendit, dhe apeloi se varësia është një rrezik për shëndetin, ndërsa terapia më efektive kundër saj është parandalimi.

“Nuk mund të flasim për bixhozin si argëtim, kur ai shndërrohet në zakon dhe varësi. Kur hyn në familje si borxh, stres dhe shqetësim, dhe kur në mënyrë tinëzare zë vend në jetën e të rinjve ende ata pa u pjekur. Si ministër i Shëndetësisë, kam detyrim të them se varësia është një rrezik shëndetësor, ndërsa terapia më efektive kundër saj është parandalimi. Prandaj mbështes çdo masë ligjore që do t’i largojë bastoret dhe kazinotë nga shkollat dhe që do të ulë presionin reklamues mbi të rinjtë. Kjo është një betejë për shëndetin mendor, për familjet dhe për të ardhmen e fëmijëve. Ia vlen të vendosim kufij”, porosit Aliu.
https://mail.google.com/mail/u/0/#inbox/FMfcgzQgMMHMsnFCMsZnRQjlgkPLScJK?projector=1

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo