Aksident mes dy trotinetëve në Tetovë, lëndohet një fëmijë katërvjeçar





Tetovasot raporton se një fëmijë katërvjeçar ka mbetur i lënduar pas një përplasjeje mes dy trotinetëve në bulevardin “Iliria” në Tetovë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes një trotinete elektrike të drejtuar nga një 14-vjeçar dhe një trotineteje fëmijësh, ku ndodhej fëmija katërvjeçar i shoqëruar nga prindi.

Tetovasot mëson se fëmija ka pësuar lëndime trupore, të konfirmuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa policia dhe prokuroria po hetojnë rrethanat e aksidentit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo