Aksident i rëndë në autostradën Tiranë–Durrës: Përmbyset autobusi, humbin jetën dy persona





Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur këtë të martë në autostradën Tiranë–Durrës, pranë qendrës tregtare QTU, ku një autobus është përmbysur.

Sipas informacioneve paraprake, pas përmbysjes së mjetit disa prej pasagjerëve mbetën të bllokuar brenda autobusit, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, ekipet zjarrfikëse dhe autoambulancat, të cilat po punojnë për nxjerrjen e pasagjerëve dhe menaxhimin e situatës.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion zyrtar mbi numrin e plotë të të lënduarve, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë përmasat e aksidentit dhe operacionin e ekipeve të shpëtimit, të cilat vijojnë ndërhyrjen në terren.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo