Ziadin Sela: Nëse ulen Mickoski e Filipçe, pse të mos ulen edhe liderët shqiptarë?





iadin Sela ka deklaruar se liderët e partive parlamentare shqiptare duhet të ulen në një takim liderësh për të diskutuar temat kyçe që lidhen me të ardhmen politike dhe eurointegruese të vendit. Në emisionin “24 Analiza”, ai tha se është i gatshëm edhe vetë ta thërrasë një takim të tillë, nëse këtë nuk e bëjnë partitë më të mëdha shqiptare.

“Nëse mund të ulen tet a tet Hristijan Mickoski dhe Venko Filipçe për të diskutuar tema për të cilat dimë vetëm nga deklaratat e tyre, pse të mos ulen edhe liderët e partive parlamentare shqiptare”, deklaroi Sela.

Ai theksoi se ekzistojnë shumë çështje të rëndësishme për të cilat duhet një qëndrim i përbashkët shqiptar, duke përmendur përshpejtimin e integrimit në BE, ndryshimet kushtetuese, reformën zgjedhore dhe çështjen e gjuhës shqipe në Kushtetutë.

Sela kritikoi edhe ligjin për përfaqësim të drejtë, duke thënë se ai vetëm legalizon keqpërdorimet që sipas tij janë bërë më parë me mekanizmin e “Balancuesit”.

Lideri i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët bëri të ditur se ligji i ri për përfaqësim të drejtë, të cilin po e përgatit ai, është në fazën finale dhe pritet të prezantohet javën e ardhshme.

Sipas tij, ligji parasheh rikthimin e kuotave etnike dhe përfshirjen e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë në sistemin e përfaqësimit të drejtë, ndërsa parimi kryesor do të jetë përfaqësimi etnik krahas profesionalizmit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo