Zelensky: Armëpushimi i shpallur nuk po zbatohet, sulmet ruse vazhdojnë në front





Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se armëpushimi i shpallur nga Donald Trump nuk po respektohet në terren.

Sipas tij, forcat ruse kanë vazhduar sulmet në disa zona të vijës së frontit, pavarësisht njoftimeve për ulje të tensioneve.

Autoritetet në Kiev raportojnë se janë regjistruar goditje me artileri dhe dronë në disa sektorë të luftës, duke shtuar se situata mbetet e paqëndrueshme dhe e rrezikshme.

Zyrtarët ukrainas vlerësojnë se këto zhvillime po e vështirësojnë çdo përpjekje për paqe dhe po pengojnë procesin diplomatik të ndërmjetësuar nga SHBA.

“Anijet tuaja në Hormuz do të përballen me përgjigje të menjëhershme”/ Irani paralajmëron Francën dhe Britaninë
Deri tani, nga pala ruse nuk ka pasur reagim ndaj këtyre akuzave.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo