VLEN kundër Mickoskit: Kemi edhe shumë punë për të bërë





VLEN ka dalë me deklaratë të fortë kundër paralajmërimit të kryeministrit Hristijan Mickoski sa i përket zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në një qëndrim dërguar mediave, VLEN thotë se si forca e dytë në shtet, e konfirmuar me fitoren e madhe në zgjedhjet lokale, ky subjekt është i fokusuar në përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve.

Sipas VLEN-it, Qeveria ka shumicë stabile dhe të konsiderueshme, ndërsa me bashkimin në një subjekt, VLEN përforcon pozitën e saj dominuese në skenën politike të vendit.

“VLEN është në fazën përfundimtare të bashkimit në një subjekt të vetëm politik, duke e forcuar edhe më tej pozitën e tij si forcë dominuese në skenën politike në Maqedoninë e Veriut. Kësisoj, edhe zyrtarisht konfirmohet si forca e dytë politike në vend. Qeveria ka shumicë stabile dhe të konsiderueshme, me tendencë që të zgjerohet edhe më tej. Edhe rezultatet e fundit të zgjedhjeve lokale e dëshmojnë qartë këtë, pasi VLEN fitoi 10 komuna, përkatësisht rreth 80% të komunave me shumicë shqiptare. Kjo është dëshmi e qartë dhe e padiskutueshme se ku qëndron besimi i qytetarëve. Vlerësojmë se fokusi kryesor duhet të jetë realizimi i politikave që përmirësojnë standardin jetësor të qytetarëve dhe forcojnë funksionet shërbyese të pushtetit ekzekutiv”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo