Vdekje 31-vjeçarit në Vushtrri, që ra nga objekti, Policia: Është iniciuar rast rrezikimi i sigurisë në vendin e punës
Policia e Kosovës, është deklaruar rreth rastit tragjik që ka ndodhur sot në Vushtrri, ku një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga një objekt në ndërtim.
Policia, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, inspektorët komunal si dhe inspektorët e punës, dhe se pas përfundimit të shikimit të vendit të ngjarjes është kontaktuar prokurori për krime të rënda i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale; ,,Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”
Postimi:
Humb jetën një person i cili bie nga një objekt në ndërtim në Vushtrri
Vushtrri, 21 maj 2026
Sot rreth orës 13:00, policia në Vushtrri është njoftuar se nga një kat i lartë në një objekt në ndërtimi ka rënë një punëtor në rrethana ende te panjohura. Ai është dërguar me autoambulancë në repartin e emergjencës në spitalin e qytetit në Vushtrri, mirëpo nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të pësuara ndërsa vdekjen e ka konfirmuar mjeku kujdestar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, inspektorët komunal si dhe inspektorët e punës. Pas përfundimit të shikimit të vendit të ngjarjes është kontaktuar prokurori për krime të rënda i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale; ,,Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës mashkull, i moshë 31 vjeçare, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Hetimet do të vazhdojnë për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit.