U.D. Presidentja Haxhiu në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të VV-së, propozon Kurtin për Kryeministër
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për kryeministër për zgjedhjet e 7 qershorit, shkruan Reporteri.net.
Është u.d. presidentja Albulena Haxhiu e cila në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të VV-së, propozoi Kurtin për Kryeministër.
“ E propozoj zyrtarisht Albin Kurtin për kryeministër për zgjedhjet e 7 qershorit”, ka thënë Haxhiu.
Kandidatura është miratuar me unanimitet, pa asnjë votë kundër.