TS: Samir Mane me avion privat në Shkup, investimi në Liqenin e Treskës në Saraj temë në takimin me Mickoskin

Samir Mane, i njohur si një ndër biznesmenët më të pasur shqiptarë, ka qëndruar ditë më parë në Shkup, ku sipas burimeve të portalit TS ka mbërritur me avion privat dhe është takuar me kryeministrin Hristijan Mickoski.

Sipas të njëjtave burime, në takim është diskutuar për një projekt të madh investues në komunën e Sarajit. Një projekt që është nga koha kur Artan Grubi ishte zëvendëskryeministër, por kishte ngecur për shkak të përplasjeve politike me të ashtuquajturin “Grupi i Zjarrit”, ku në atë periudhë Blerim Bexheti ishte kryetar i Sarajit.

Projekti për Treskën, siç raportohet, kishte qenë i përgatitur plotësisht gjatë kohës së Artan Grubit dhe pritej vetëm miratimi nga komuna e Sarajti dhe Blerim Bexheti.

Që nga ajo kohë nuk ka pasur zhvillime konkrete, por tani pritet që Samir Mane ta rikthejë projektin në bashkëpunim me kryeministrin Mickoski. Sipas informacioneve, projekti parashikon një investim prej miliona eurosh dhe përfshin ndërtimin e një qendre tregtare, objekte banimi, vila, qendra sportive si dhe liqeni artificial të jetë nga më modernet.

Lidhur me vizitën në Shkup, Balfin Group ka konfirmuar për portalin TS se Samir Mane ka zhvilluar një vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë.

Në lidhje me pyetjen që më keni drejtuar, ju informoj se: Presidenti ka zhvilluar një vizitë 2-ditore në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, ku ka zhvilluar takime periodike me kompanitë e Grupit Balfin dhe ka marrë pjesë në emisionin “Oxygen” thonë për portalin TS.

Nga ana tjetër, nga komuna e Sarajit nuk ka ende ndonjë informacion zyrtar lidhur me këtë takim apo për ndonjë investim konkret në këtë zonë./TS/

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo