Të shtënat me armë zjarri në Prishtinë, arrestohet i dyshuari





Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës lidhur me një rast të gjuajtjes me armë zjarri që kishte ndodhur më 6 maj 2026 në Prishtinë.

Arrestimi është kryer nga Njësia për Reagim të Shpejt e Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit. Gjatë veprimeve policore është gjetur dhe sekuestruar arma që dyshohet se është përdorur në rast.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për veprat penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo