Sulm me armë në Turqi/ Kryebashkiaku i Fethiyes qëllohet nga një person i maskuar dhe mbetet i plagosur





Kryetari i bashkisë së Fethiyes, Alim Karaca, është plagosur pas një sulmi me armë zjarri në lagjen Akarca të Muglës, në Turqi.

Sipas autoriteteve, ai është qëlluar nga një person i maskuar dhe ka marrë plagë në këmbë.

Menjëherë pas ngjarjes, në zonë kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ekipe mjekësore.

Karaca është transportuar me ambulancë në një spital privat, ku po merr trajtim dhe gjendja e tij raportohet të jetë e qëndrueshme.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të sulmit, ndërsa zona është marrë në kontroll nga policia.

Zyrtarë lokalë kanë vizituar spitalin dhe kanë shprehur mbështetje për kryebashkiakun dhe familjen e tij, duke bërë të ditur se po merren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo