Ristrukturimi i BDI-së në Tetovë: Imbrja Bajrami zgjidhet unanimisht kryetar i nëndegës Qendër





Në Tetovë ka vazhduar procesi i ristrukturimit të nëndegëve të Bashkimi Demokratik për Integrim, konkretisht në nëndegën Qendër.

Sipas kryetarit të degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, në kuvendin zgjedhor të mbajtur së fundmi, në mënyrë unanime është zgjedhur për kryetar Imbrja Bajrami. Ai u vlerësua si profesionist i dëshmuar dhe menaxher me përvojë në fushën e doganës dhe shpedicionit.

Rexhepi theksoi se procesi i riorganizimit po vazhdon me intensitet, duke përfshirë kuadro kompetente, të përkushtuara dhe me integritet, të cilët ndajnë vlerat e subjektit politik.

“Çdo ditë e më shumë po i përforcojmë dhe riorganizojmë radhët tona me njerëz të përgatitur, të gatshëm të kontribuojnë në forcimin dhe riafirmimin e familjes sonë të madhe politike. Vazhdojmë bashkë, më të organizuar dhe më të vendosur se kurrë,” ka deklaruar Rexhepi.

Procesi i ristrukturimit të degëve dhe nëndegëve të BDI-së pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim në rajone të tjera.

 

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo