Në rrjetet sociale është shfaqur një video ku një person mashkull hyn në një stacion policor dhe kërkon të shohë një incizim të caktuar që lidhet personalisht me të, për të cilin është thirrur në polici.
Ai gjithashtu e incizon hyrjen dhe komunikimin e tij, veçanërisht me një person, të cilin e ndjek dhe i kërkon të ndalet. Në video nuk specifikohet se për cilin stacion policor bëhet fjalë.
Megjithatë, ajo që është veçanërisht shqetësuese në këtë incizim është fundi, kur personi që i drejtohet zyrtarit arrin te zyra e tij dhe, gjatë përpjekjes për të hyrë brenda, goditet në fytyrë, pas së cilës incizimi ndërpritet.