Politika si definicion dhe mos njohurit elementare për këtë profesion!?





Skënder MULLIQI

Disa fjalë për definicionin e fjalës –Politikë, e që kjo vlenë më shumë për njerëzit tanë të politikës, të cilët nuk kan njohuri elementare për për këtë profesion !Politika është procesi i udhëheqjës dhe menaxhimit të një shteti ose të një subjekti tjetër public , duke përfshirë miratimin e ligjeve, menaxhimin e burimeve dhe ruajtjen e marrdhënieve më subjektet e tjera.Të kuptuarit e politikës është thelbësore për çdo qytetar, pasi ajo ndikon drejpërdrejtë në jetën e përditshme , nga taksat dhe arsimi deri te kujdesi shëndetsor dhe siguria. Nuk kuptojnë asgjë nga kuptimi i fjalës politikë, se janë të pa arsimuar për këtë punë .Nuk janë në gjendje nga mos dija dhe lakmia për pushtet, për ti ndjekur trendet politike ,të cilat mundësojnë të qëndrojmë mirë të informuar dhe të marrim pjesë active në proceset demokratike .Shumica e kësaj klase politike nuk kan njohuri elementare për përmbajtjën dhe qëllimin e të ushtruarit të profesionit të politikës.Kjo u bë e dituar gjatë këtyre viteve , së veprimet e tyre ishin kolapsuese në shtëtetndërtim dhe mirëqenje. Diletant kan hy në politikë, dhe diletant kan mbetur.Nuk mësuan nga politikat e brendshme dhe as nga politikat globale përfshirë edhe marrëdheniet midis shteteve dhe organizatave ndërkombëtare .Aktorët tanë të politikës nuk kuptuan as për dinamikat e politikës globale , të cilat ndihmojnë të kuptojmë kompleksitetin e ngjarjeve botërore dhe ndikimin e tyre në vende dhe rajone.Po të kishin sado pak njohuri , nuk do ta kishin pru vendin në kriza të vazhdueshme politike dhe institucionale gadi pa rrugëdalje .Po të kishin pak sens politik , çdo problem të paraqitur do ta kishin zgjidhur.Këta po mendojnë së politika është lojë .Turpi për ta moti është shëndrruar në virtyt!Është e quditshme gjithë kjo tolerancë e qytetarëve karshi këtyre njerëzve të politikës.Shumica prej tyre nuk kanë njohuri së politika e brendshme i referohet proceseve politike , duke përfshirë veprimet e qeverisë, parlamentit , partive politike dhe votuesve . Këta i ka shndërruar institucionet e shtetit në shaka!Lojëra këto më të ndyta të mundshme politike për pushtet dhe para.Po shihet së janë krejt amator, kur nuk kanë njohuri së si bëhët monitorimi i politikës së brendshme , që është i rëndësishem sepse ndikon në ligjët , shërbimet publike dhe stabilitetin ekonomik të një vendi.Treguesi më i mirë janë debatet e tyre publike apo jo…!

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo