Policia e Tetovës promovon pajisjet dhe fton të rinjtë në shkollën e policisë





Në kuadër të 7 Majit, ditës së policisë, SPB e Tetovës, sot ka hapur një ekspozitë të mjeteve të punës dhe pajisjeve me të cilat punon dhe funksionon policia e Tetovës. Aktiviteti i njëjtë është organizuar edhe në Gostivar, ndërsa qëllimi është që promovimi i policisë por edhe shkollës së mesme të Policisë në Idrizovë. Zëdhënësi i policisë së Tetovës Fatmir Rexhepi tha se pas këtij promovimi, nxënësve iu mundësohet informimi për të lëvizur në vitin e dytë nga shkolla ku mësojnë në shkollën e mesme të policisë në Idrizovë, nëse kanë sukses të mirë dhe plotësojnë kushtet fizike.

“SPB Tetovë në kuadër të MPB-së ka organizuar ekspozitën në Nikolla Shtejn në Tetovë dhe në Gostivar në gjimnazin e Gostivarit, dhe kemi ekspozuar mjetet materialo teknike që i përdorim gjatë punës policia rrugore, krim teknika kriminalistika e të tjera, dhe të iu mundësojnë në këtë rast si një mundësi shtesë nxënësve, sepse këtë vit pati një nismë për rihapjen e shkollës së mesme të policisë në Idrizovë të Shkupit e me këtë nxënësit e viteve të dyta të shkollave të mesme që duan të bëhen pjesë e policisë kanë mundësi të transferohen nga shkollat ku mësojnë ku do merret parasysh suksese i dy viteve dhe parakushtet tjera siç janë lartësia pesha aftësitë fizike, pra të njëjtët do munden të konkurrojnë në atë shkollë dhe do kenë mundësi të vazhdojnë atje që pastaj të jenë pjesë e uniformave blu,” deklaroi Fatmir Rexhepi. Zëdhënës i SPB Tetovë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo