Po ndërtohen gjashtë klasa të reja në kuadër të ShF „ Goce Dellçev ” në Lisiçe të Epërme





Nuk mjafton vetëm të themi se fëmijët dhe të rinjtë janë pasuria jonë më e madhe, por duhet që në këtë mënyrë, me vepra, të tregojmë se investojmë në të ardhmen e tyre,” tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska gjatë vizitës së sotme në Shkollën Fillore “Goce Delçev” në Lisiçe të Epërme, në komunën e Aerodromit, ku së bashku me Kryeministrin Prof. Dr. Hristijan Mickoski dhe kryetarin e komunës Dejan Mitevski vendosën gurthemelin për ndërtimin e gjashtë klasave të reja.
Ky është investim i rëndësishëm në vlerë prej 73 milionë denarë, i financuar përmes thirrjes së dytë publike të Qeverisë për mbështetje financiare të komunave për realizimin e projekteve infrastrukturore, i cili do të sigurojë kushte më të mira për mësim dhe cilësi më të mirë të arsimit për fëmijët e kësaj lagjeje. Dua të informoj se aktualisht po kryhen punime ndërtimore edhe në rreth 80 shkolla fillore dhe të mesme si dhe salla sportive, të cilat në total kushtojnë rreth 3 miliardë denarë dhe ky është cikli më i madh investues në arsim në 10 vitet e fundit”, theksoi Janevska.
Ajo gjithashtu theksoi se investime të tilla janë të domosdoshme për të zgjeruar konceptin e mësimit me një turn dhe qëndrimit të zgjatur në sa më shumë shkolla në vend, i cili nga ana tjetër siguron më shumë përfitime si për nxënësit, ashtu edhe për mësimdhënësit.
Objekti i cili po zgjerohet në ShF „Goce Dellçev“ ka sipërfaqe prej 600 metra katrorë dhe sipas kontratës me realizuesin, duhet të përfundojë plotësisht brenda 9 muajve nga tani.
Po ndërtohen gjashtë klasa të reja në kuadër të ShF „ Goce Dellçev ” në Lisiçe të Epërme

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo