Pesë kandidatë për intervistë për anëtar të KSHPK-së





Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve mbajti mbledhje në të cilën zhvilloi
intervista me kandidatët e paraqitur pas Vendimit për shpalljen e konkursit publik për
zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Mbledhjen e hapi Gjorgjija Sajkoski, kryetar i Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe
Emërimeve, dhe më pas e kryesoi kryetari i Komisionit të Përzgjedhjes, Igor Zdravkovski.
Kandidatët Katerina Zajkovska, Marija Katrallova-Kitanov, Vlladimir Klekovski, Tanja
Levajkoviq dhe Millka Muratovska paraqitën pikëpamjet dhe vizionet e tyre para anëtarëve
të Komisionit, si dhe para publikut të interesuar.
Deputetët, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe institucioneve patën mundësinë të
bënin pyetje të drejtpërdrejta në lidhje me përvojën e tyre profesionale deri më tani, planet e
tyre të ardhshme si anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, si dhe
çështjet në fushën e parandalimit të korrupsionit.
Pas përfundimit të intervistave me të gjithë kandidatët, kryetari i Komisionit informoi se
brenda tre ditësh Komisioni për Përzgjedhje do të përgatisë rang-listë të kandidatëve.
Bazuar në të, Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve do t’i dorëzojë Kuvendit
propozim për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit
brenda dy ditësh.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo