Përleshën dy gra në Çair





Një përleshje mes dy grave në një shtëpi në Çair ka përfunduar me dy denoncime të ndryshme në polici. Sipas policisë, një grua 37-vjeçare ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga një grua 33-vjeçare, e cila gjatë incidentit e ka incizuar me telefon celular.

Më herët, edhe 33-vjeçarja kishte denoncuar se ishte sulmuar fizikisht. Sipas versionit të saj, incidenti ka ndodhur rreth orës 18:45.Policia njoftoi se pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo