Përgatitjet për zgjedhje, KQZ mblidhet sot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet sot. Mbledhja e cila pritet të nisë në ora 11:30 vjen pas caktimit së 7 qershorit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovës.

Në këtë mbledhje, pritet të shqyrtohet dhe miratohet plani kohor për aktivitetet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Po ashtu pritet caktimi i afateve kohore dhe formula për nominimin e anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve (KKZ).

Në kuadër të Këshillit për Buxhet dhe Financa do të shqyrtohet edhe plani i buxhetit për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Ndërkaq, Këshilli për Personel do të shqyrtojë planin për rekrutimin dhe angazhimin e stafit të përkohshëm, si dhe vendimin për kompensimin e punës jashtë orarit të rregullt, gjatë ditëve të vikendit dhe festave zyrtare.

Rendi i plotë i ditës:

Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2. Këshilli për Operacione Zgjedhore

2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i planit kohor për aktivitetet zgjedhore, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të datës 07.06.2026;

2.2. Shqyrtimi dhe miratimi i caktimit të afateve kohore, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të datës 07.06.2026;

2.3. Shqyrtimi dhe miratimi i formulës për nominimin e anëtarëve të KKZ, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të datës 07.06.2026;

3. Këshilli për Buxhet dhe Financa

3.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të buxhetit, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të datës 07.06.2026;

4. Këshilli për Personel

4.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të rekrutimit dhe angazhimit të stafit të përkohshëm, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të datës 07.06.2026;

4.2. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për kompensimin e punës jashtë orarit të rregullt të punës, ditëve të vikendit dhe festat zyrtare, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të datës 07.06.2026;

5. Të ndryshme

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo