OVL-UÇK në Skenderaj, mban sot konferencë për media





Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka ftuar konferencë për media.

Sipas njoftimit, konferenca për shtyp do të mbahet në zyrat e OVL-UÇK-së dega Skenderaj, e cila gjendet te Shtëpia e Kulturës, me fillim nga ora 10:30, raporton KlanKosova.tv.

Nuk janë dhënë detaje tjera, mirëpo besohet se konferenca ka të bëjë me zhvillimet e fundit në këtë komunë, ku të enjten kryetari Sami Lushtaku u raportua se kishte goditur fizikisht Hysni Mehanin, kryetarin e LVV-së në këtë komunë.

Në mbrëmje, forca të Njësisë Speciale policore u vendosën në këtë qytet, duke kryer bastisje e arrestime. /KlanKosova.tv

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo