MISTER/Miliarderi amerikan gjendet i vdekur pas debatit me bashkëshorten, të dy kishin…





Një biznesmen amerikan është gjetur i vdekur në një vilë luksoze të marrë me qira në Londër, vetëm pak orë pas një debati të ashpër me bashkëshorten e tij për biletat e avionit. Joshua Pack, 51 vjeç, bashkëdrejtues i kompanisë së investimeve “Fortress”, u gjet pa jetë në një dhomë të mbyllur në katin e sipërm të banesës në zonën e St John’s Wood.

Pack dhe bashkëshortja e tij Jacqueline, me të cilën ishte martuar prej 28 vitesh, po përgatiteshin të zhvendoseshin nga Shtetet e Bashkuara drejt Mbretërisë së Bashkuar për shkak të zgjerimit të aktivitetit të kompanisë në Europë.
Në dëshminë e saj në gjykatë, Jacqueline tha se të dy kishin qenë të stresuar dhe kishin konsumuar alkool gjatë ditës para ngjarjes. Ajo tregoi se debati nisi pasi pati probleme me rezervimin e biletave të avionit për kthimin në Dallas.

Sipas saj, gjatë konfliktit, Joshua Pack kishte thyer telefonin e saj dhe kishte marrë një thikë. Më pas, ajo kishte shkuar të flinte në një dhomë tjetër për t’u qetësuar. Të nesërmen, pasi nuk mori përgjigje nga bashkëshorti, ajo u nis drejt aeroportit duke menduar se ai ishte larguar për në Teksas, pasi sistemi i linjës ajrore e kishte regjistruar automatikisht për fluturim.

Ndërkohë, stafi i shtëpisë arriti të hynte në dhomën e mbyllur dhe e gjeti biznesmenin pa shenja jete. Policia britanike deklaroi se nuk ka prova për përfshirje të personave të tjerë në ngjarje. Gjykata arriti në përfundimin se bëhej fjalë për një “vdekje aksidentale”, duke theksuar se nuk kishte prova të mjaftueshme për ta cilësuar vetëvrasje.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo