Mickoski: Qeveria investon në sport, kjo është e ardhmja e Maqedonisë





Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se sporti është e ardhmja e Maqedonisë, gjatë hapjes së sezonit të parë të lojërave sportive për të rinj “Plazma”, që po mbahen në sheshin e Shkup.

Ai e cilësoi atmosferën si të jashtëzakonshme dhe tha se është nder për të të marrë pjesë në një ngjarje të tillë sportive me të rinjtë.

“Vërtet një pamje e mrekullueshme, të shohësh këtë sot në sheshin e Shkupit është diçka hyjnore. Për mua është nder që jam në sezonin e parë të lojërave sportive për të rinj ‘Plazma’. Jam i bindur se këto ditë, këto javë dhe këto muaj të jetës suaj do t’i mbani mend gjatë gjithë jetës”, deklaroi Mickoski.

Ai u bëri thirrje të rinjve që të merren me sport, të shoqërohen dhe të mësojnë, duke theksuar se sporti është rruga drejt një shoqërie më të shëndetshme dhe më të fortë.

Kryeministri falënderoi edhe mësuesit dhe profesorët për angazhimin e tyre, ndërsa theksoi se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë sportin dhe të rinjtë në vend.

“Qoftë me fat dhe me sukses dhe le të fitojë më i miri”, përfundoi ai.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo