Komuna e Çairit ka nisur sot aksionin për largimin e mbi 200 automjeteve tё braktisura nga hapësirat publike në territorin e komunës, me qëllim lirimin e vendeve të parkimit dhe përmirësimin e rendit urban. Ky aksion do të mundësojë lirimin e qindra vendeve të parkimit për banorët, duke krijuar kushte më funksionale për lëvizje dhe parkim në zona të ndryshme të Çairit, si dhe duke kontribuar drejtpërdrejt në mbrojtjen e mjedisit.
“Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në ambient, sepse këto makina janë kthyer në rrezik mjedisor për shkak të rrjedhjeve të vajrave dhe mbeturinave që grumbullohen rreth tyre. Me këtë veprim, pastrojmë hapësirën dhe rrisim standardin ekologjik.Është një hap që jep rezultat të menjëhershëm.Ne do të edhe tutje vazhdojmë me punë që shihet dhe ndjehet çdo ditë në Çair”, deklaroi Izet Mexhiti.