Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, ka bërë të ditur se do të ndiqet penalisht konform ligjit, kumanovari 23-vjeçar, i cili e kishte sulmuar me thikë policin në detyrë.
Sipas tyre, ngjarja e këtillë kishte ndodhur më 31 dhjetor 2025, në bulevardin “Revolucioni i Tetorit” Kumanovë, kur policia gjatë përpjekjes për ta arrestuar për shkak se veturave ua kishte shpuar me thikë gomat, kishte hasur në rezistencë nga 23 vjeçari, i cili me këtë rast e kishte lënduar njërin prej policëve.
“Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë ka parashtruar padi penale ndaj kumanovarit 23 vjecar, me iniciale N.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës dhe “zbatimit të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).