Marco Rubio bën homazhe për Nënë Terezën: Trashëgimia e saj vazhdon të frymëzojë botën





Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka vizituar qendrën e Missionaries of Charity, ku ka bërë homazhe për Mother Teresa.

Në një postim në rrjetet sociale, Rubio ka vlerësuar figurën dhe veprën e humanistes me origjinë shqiptare, duke e cilësuar trashëgiminë e saj si një shembull të jashtëzakonshëm të dhembshurisë dhe shërbimit ndaj njerëzve në nevojë.

Ai ka shkruar se gjatë vizitës pati mundësinë të nderojë trashëgiminë e Nënë Terezës dhe të shohë nga afër punën që vazhdon të bëhet nga Misionaret e Bamirësisë.

Rubio e përshkroi këtë vizitë si një përjetim që tregon besimin katolik në veprim dhe përkushtimin ndaj ndihmës për njerëzit më në nevojë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo