Limaj zhvillon takim mobilizues me strukturat e NISMA-s





Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim mobilizues me strukturat e partisë së tij në Malishevë, në kuadër të përgatitjeve politike për 7 qershorin.

Gjatë këtij takimi, Limaj ka vlerësuar se kjo datë duhet të shërbejë si moment bashkimi dhe ndryshimi për vendin, duke theksuar nevojën për t’i dhënë fund, siç e ka quajtur ai, “krizës në Kosovë”.

“Takim mobilizues me strukturat e NISMËS në Malishevë. 7 Qershori është dita kur të bashkuar duhet t’i themi stop krizës dhe ta ndryshojmë Kosovën”, ka shkruar ai.

Ditë më parë Bedri Hamza ka konfirmuar se Fatmir Limaj dhe Nisma Socialdemokrate do ta mbështesin Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, duke paralajmëruar edhe bashkëpunim më të gjerë politik në të ardhmen.

Përmes një postimi, Hamza tha se afërsia mes tij dhe Limajt bazohet në “vlera, ideale dhe përgjegjësi për vendin”.

“Po, Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit – dhe jo vetëm”, shkroi ai.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo