Lëvizja Vetëndosje jep detaje nga rrahja e Mehanit, dënon sulmin dhe publikon fotografinë e gjakosur





Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër pas incidentit të ndodhur në Skenderaj, ku sipas kësaj partie është sulmuar fizikisht zëvendësministri i Financave dhe kryetari i Qendrës së LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani.

Sipas reagimit të LVV-së, ngjarja ka ndodhur në kafeterinë “Solo” në qendër të Skenderajt, ku Mehani po qëndronte së bashku me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të partisë.

LVV pretendon se Mehani është sulmuar nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe shoqëruesit e tij. Sipas deklaratës, fillimisht ai është goditur me grusht, ndërsa më pas edhe me gotë në kokë.

Në reagim thuhet se gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, është sulmuar edhe sekretari i Qendrës së LVV-së në Skenderaj, Bahri Zabeli, i cili sipas partisë ka pësuar lëndime nga goditjet e shoqëruesve të Lushtakut.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo