Ky dyshohet të jetë viktima në Prishtinë – dëshmitarët japin detaje





Agron Hajdari është personi që dyshohet se mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë.

Sipas informacioneve të Klan Kosovës, ai ka qenë i njohur edhe më herët për organet e rendit.

Viktima, sipas informacioneve, ka qenë në të 40-at.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, personi që ka shtënë me armë ka qenë i maskuar.

Policia dhe prokuroria po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo