Kroçera MV Hondius nën masa emergjente/ Nis evakuimi masiv i pasagjerëve pas alarmit për hantavirus





Mbi 90 persona, mes tyre pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit të kroçerës MV Hondius, pritet të evakuohen deri në fund të ditës pas alarmit për raste të dyshuara me hantavirus në bord.

Autoritetet spanjolle kanë nisur operacionin e largimit të pasagjerëve, ndërsa anija ndodhet nën masa të forta kontrolli shëndetësor.

Sipas informacioneve zyrtare, procesi i evakuimit do të ndërpritet gjatë natës dhe do të rifillojë të hënën.

Ndërkohë, kroçera pritet të furnizohet me karburant përpara nisjes drejt Holandës, që është planifikuar për mbrëmjen e së hënës.

Autoritetet po monitorojnë nga afër gjendjen e pasagjerëve dhe ekuipazhit, ndërsa ekipet mjekësore vijojnë kontrollet për të verifikuar rastet e dyshuara me hantavirus.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo