Lidhur me modelin me bashkëkryetarë, njëri nga liderët e VLEN dhe kryetar i Çairit, Izet Mexhiti tha se
kjo është një përparësi.
“Nga 5-6 shkojmë në bashkëkryetarë, është përparësi, kjo funksionon në shtete jashtë si Gjermani e
shtetet skandinave me sukses. Ka edhe në Kosovë, është Lëvizja “Guxo” e Vjosa Osmanit, ashtuqë kjo
është risi përmes VLEN në skenën politike në vend”, ka thënë Mexhiti.
Pikat që kemi negociuar mes veti ai shton se nuk donin të jenë kalkuluese si në BDI që u bënë parti
tematike, VLEN është qendër e djathtë, tha ai.
Në pyetjen se si janë raportet me VMRO-DPMNE-në ai me përgjigje se janë korrekte.
BDI mbeti vetëm me tre komuna rurale
“Janë korrekte, punojmë së bashku në projekte të përbashkëta. BDI duke mos pasur ide luajnë në kartën
e legjitimitetit, pësuan debakël mbetëm me 3 komuna rurale, Likovë, Çashkë e Pllasnicë. Qytetet
kryesore janë të VLEN-in, tani ikin nga zgjedhjet e parakohshme, i shihni anketat, tentuan të bëjnë
koalicion multietnik që të fitojnë më shumë vota, prandaj u kthyen në kartën nacionale”, thekson
Mexhiti.
Ai e ftoi Ahmetin dhe BDI në debat të hapur për të bërë siç tha, krashasimin me “VMRO-në tonë dhe
VMRO-në e tyre”.