Një vjedhje që ndodhi në mes të ditës para objektit të Komunës së Tetovës ka përfunduar me arrestim të shpejtë. Sipas informacioneve të Tetovasot, një qytetari i ishte vjedhur trotineti elektrik në orët e mëngjesit.
“Pas masave operative, autori është identifikuar dhe privuar nga liria”, konfirmojnë nga policia për Tetovasot.
I dyshuari 44-vjeçar do të përballet me kallëzim penal për vjedhje.