Një aksion i gjerë policor është zhvilluar në disa lokacione të Shkupit, ku policia ka arrestuar nëntë persona të dyshuar për posedim të drogës.
Sipas informacioneve që ka siguruar Tetovasot, gjatë kontrolleve janë sekuestruar substanca pluhurore të bardha, drogë sintetike dhe marihuanë.
“Të arrestuarit janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rasteve do të vijojnë kallëzimet përkatëse”, thuhet në njoftimin policor të siguruar nga Tetovasot.
Mes të arrestuarve ndodhet edhe një shtetas i Sllovenisë, ndërsa në mesin e të ndaluarve është edhe një i mitur 15-vjeçar.