Fahrije Hoti i bashkohet Vjosa Osmanit në zgjedhje

Fahrije Hoti do t’i bashkohet politikës, duke kandiduar për deputete në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit. Lajmi është bërë i ditur nga ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një njoftimi në Facebook.

Sipas Osmanit, Hoti do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë, duke përfaqësuar një figurë të fuqishme të grave dhe një histori të njohur të qëndresës dhe punës në Kosovë

Postimi i plotë:

Një heroinë e gjallë në Kuvendin e Kosovës!

Kur një grua vendos të ngrihet, ajo e bën këtë për të gjithë.

E fortë si guri, e pastër si loti, punëtore si askush tjetër, krah i përhershëm për gratë, për Krushën dhe për gjithë Kosovën – e pas 7 qershorit, Fahrije Hoti, deputete e Kuvendit, në përfaqësim të secilit prej jush.

Fahrija po i bashkohet rrugëtimit tonë politik, sepse ne besojmë në një Kosovë ku dashuria e mund urrejtjen, integriteti dhe puna e ndershme e mundin manipulimin, dhe e vërteta e mund propagandën.

Këtë forcë e kemi dëshmuar bashkë edhe përballë Vuçiçit në Këshillin e Sigurimit, në Parlamentin Evropian dhe kudo tjetër — me dinjitet, me të vërtetën tonë, me zërin e grave që nuk heshtin.
Do ta dëshmojmë sërish, bashkë.

Na priftë e mbara, e dashur Fahrije! ♥️

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo