EVN Maqedoni edhe një herë mori pjesë në aksionin e madh ekologjik vullnetar “Generallka Vikend 2026”, duke ndjekur vizionin e saj afatgjatë strategjik për mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Mbi 120 punonjës, të udhëhequr nga anëtarët e Bordit Drejtues dhe drejtuesit e kompanive që janë pjesë e Grupacionit EVN në Maqedoni, një pjesë të ditës së punës ia kushtuan aksionit ekologjik për pastrimin e bregut të lumit Vardar.
“Qasja e përgjegjshme ndaj mjedisit jetësor dhe zhvillimit të qëndrueshëm është pjesë përbërëse e vizionit afatgjatë të EVN Maqedoni. Përmes aktiviteteve konkrete dhe partneriteteve, investojmë vazhdimisht në krijimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme energjetike, të udhëhequr nga parimet e përgjegjësisë ekologjike dhe shoqërore. Iniciativa të tilla kanë rëndësi të veçantë sepse konfirmojnë përkushtimin e përbashkët, si të kompanisë ashtu edhe të punonjësve, për të kontribuar aktivisht drejt një mjedisi më të pastër, më të shëndetshëm dhe më cilësor.” – deklaroi Kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, Vollfgang Maier.
Duke filluar prej vitesh më parë, EVN Maqedoni realizon vazhdimisht aksione të ndryshme vullnetare. Në kuadër të programit “EVN Vullnetarizon”, deri më tani janë realizuar mbi 60 aksione me rreth 1000 vullnetarë. Ky është viti i gjashtë me radhë që punonjësit e kësaj kompanie marrin pjesë aktive në “Generallka Vikend”.

