Ëndrra u bë realitet: Lirijan Xheladini debuton me Shkëndijën dhe nis rrugëtimin mes emocioneve të mëdha!





Për Lirijan Xheladini, kjo është dita që nuk do ta harrojë kurrë. Dita më e veçantë në jetën e tij futbollistike. Një moment që e kishte ëndërruar që nga fëmijëria, që nga koha kur nisi të dashurohej me lojën më të bukur në botë – futbollin shkeuan Tetovasot.

Talenti i ri kuqezi realizoi sot debutimin e tij me ekipin e parë të KF Shkëndija, pasi mori besimin e trajnerit Jeton Beqiri për këtë përballje shumë të rëndësishme ndaj Struga Trim Lum.

Dhe që gjithçka të bëhej edhe më e bukur për të riun tetovar, debutimi erdhi në një fitore të madhe të Shkëndijës, sukses që e mban skuadrën në garën për titullin kampion, por njëkohësisht e afron fuqishëm edhe drejt objektivit evropian.

Ky debutim nuk erdhi rastësisht. Ai është shpërblimi i një sezoni fantastik që Lirijani zhvilloi me ekipin U19 të Shkëndijës, nën drejtimin e trajnerit Bekim Osmani. Me paraqitje mbresëlënëse, disiplinë, talent dhe superformë gjatë gjithë kampionatit, ai arriti të bindë stafin teknik se është gati për hapin e madh.

Nga ekipet e të rinjve deri te fanella e ekipit të parë, rrugëtimi i tij sot mori kuptimin më të bukur. Për një futbollist të ri, ka momente që vlejnë sa një jetë e tërë. Dhe kjo ishte pikërisht dita e Lirijan Xheladini.Tetovasot

Ëndrra u bë realitet: Lirijan Xheladini debuton me Shkëndijën dhe nis rrugëtimin mes emocioneve të mëdha!

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo