Granit Tahiri nga komuna e Podujevë ka ndërruar jetë sot gjatë ditës në vendin e tij të punës në Hanover të Gjermania.
Lajmin e hidhur për vdekjen e 30-vjeçarit e kanë bërë të ditur familjarët e tij.
Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht.
I ndjeri kishte më shumë se katër vite që jetonte dhe punonte në Gjermani.
Vdekja e tij ka tronditur familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur.