BDI: Izet Mexhiti mbi 6.500 ditë në pushtet, u ‘zgjua’ vetëm kur mbeti pa poste





Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklaratave të koalicionit VLEN, duke i akuzuar për përdorim të gjuhës së ulët dhe për, siç thuhet, mungesë qëndrimi ndaj çështjeve të rëndësishme.

Në reagimin e saj, BDI thekson se Marrëveshja e Ohrit nuk lidhet me mandate politike, por është rezultat i sakrificës dhe kompromisit për ndërtimin e një shteti të përbashkët, duke shtuar se ajo vazhdon të mbrohet në vend dhe në arenën ndërkombëtare.

Partia kritikon edhe figurën e Izetit, duke theksuar se ai ka qenë për mijëra ditë në poste shtetërore dhe brenda strukturave të BDI-së, ndërsa sipas tyre, kjo nuk ka qenë problem deri në momentin kur “nuk i mjaftuan më”.

BDI shpreh shqetësim për, siç thotë, zhvillimet aktuale, duke përmendur dobësimin e Marrëveshjes së Ohrit, sfidimin e përdorimit të gjuhës dhe heqjen e balancuesit, për të cilat akuzon kundërshtarët për heshtje.

Në fund, nga BDI theksojnë se do të vazhdojnë të flasin dhe të kundërshtojnë padrejtësitë, duke iu referuar edhe sakrificës së dëshmorëve për të drejta dhe dinjitet.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo