Aeroporti i Palm Beach në Florida do të riemërohet në nder të Donald Trump, ja kur hyn në fuqi vendimi
Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së, FAA ka njoftuar riemërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar Palm Beach në Florida në nder të presidentit amerikan, Donald Trump.
Mësohet se vendimi hyn në fuqi më 9 korrik. Sipas njoftimit të FAA-së, Aeroporti Ndërkombëtar Palm Beach do të riemërohet zyrtarisht në Aeroportin “Donald Trump”, si pjesë e një iniciative që, siç u tha, synon të nderojë presidentin e SHBA-së.Sekretari i Transportit i SHBA-së, Sean Duffy, njoftoi se edhe kodi i linjës ajrore të aeroportit do të ndryshojë. Ai tha se kodi ekzistues PBI do të zëvendësohet nga DJT, që qëndron për inicialet e Donald Trump.Ndryshimi pritet të ndikojë në sistemet e rezervimit, bazat e të dhënave të linjave ajrore dhe sinjalistikën e aeroportit.
Welcome to the Donald J. Trump International Airport in Palm Beach! The name is a perfect tribute to @POTUS, a Commander-in-Chief who is MODERNIZING our skies and making FLYING GREAT AGAIN https://t.co/intWCMVGOa