Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi i ftuar në Click Plus në TV21, ku diskutohet për aktualitetin politik. Ademi tha se VLEN premtoi ndryshimet Kushtetuese për anëtarësimin e vendit në BE, por siç shtoi as që diskutohet për ndryshimet Kushtetuese. Tutje Ademi pyeti publikisht se ku mbeti Akademia e Shkencave Shqiptare?
“A thanë se ne sapo të hyjmë në Qeveri do të ndryshojmë Kushtetutën dhe presidentin e shtetit do ta zgjedhim ne Kuvend. Në këtë studio e kanë thënë. Jo që se kanë bë, as që flasin për këtë çështje. Thanë që do ta heqin formulimin 20% për gjuhën shqipe, nuk e kanë bë. As që flasin për këtë çështje. Thanë që nuk do të ketë Qeveri pa ndryshimet Kushtetuese për anëtarësim të vendit në BE, nuk e kanë bë, as që guxojnë të flasin. Ku është Akademia e Shkencave Shqiptare? Jo vetëm për këtë gjë, por për secilën gjë, asgjë”, deklaroi Arbër Ademi në Click Plus.